Messi i kërkon Barcelonës ta blejë yllin e Bayern Munichut

  • 06 February 2018 - 10:31
Messi i kërkon Barcelonës ta blejë yllin e Bayern Munichut

Lionel Messi ia ka dorëzuar drejtuesve të Barcelonës një listë të ngushtë me tre lojtarë të cilët ai dëshiron t’i shohë në “Camp Nou” gjatë verës, sipas Don Balon.

Në mesin e tyre raportohet të jetë edhe mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba.

Thuhet se Barça i ka kërkuar Messit të ofrojë një përzgjedhje të mbrojtësve të krahut për t’i bërë konkurrencë mbrojtësit të majtë Jordi Albas në skuadër, me 25-vjeçarin Alaba që është aprovuar nga superylli argjentinas.

Emrat tjerë në listën e dëshirave të Messit thuhet të jenë Marcos Alonso i Chelseat dhe Jose Gaya i Valencias.

(Kosova Sot)