Ylli i Ajaxit e refuzon Manchester Unitedin

  • 06 February 2018 - 10:48
Ylli i Ajaxit e refuzon Manchester Unitedin

Talenti i ri i Ajaxit, Justin Kluivert, e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u transferuar në Manchester United, sipas mediave britanike.

Metro raporton se Unitedi ishte i gatshëm t’i paguante mbi 11 milionë euro për birin e yllit legjendar të Barcelonës, Patrick Kluivertit, Justinin.

“Kam dëgjuar për thashethemet, por unë nuk kam folur me Mourinhon”, ka thënë Justin.

Ai nuk mendon se kalimi në United është gjëja e duhur tani.

“Transferimi në Manchester United nuk ka kuptim tani”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)