Spalletti: Interi nuk dëshiron të shpenzojë, s’mund të fitojë asgjë

  • 06 February 2018 - 12:14
Spalletti: Interi nuk dëshiron të shpenzojë, s’mund të fitojë asgjë

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, i ka kritikuar drejtuesit zikaltër duke thënë se ata nuk dëshirojnë të shpenzojnë para në lojtarë.

“Inter? Klubi nuk dëshiron të shpenzojë dhe ky mjedis është gjithmonë një hap larg çmendurisë, sikur Roma”, ka thënë Luciano Spalletti.

I pyetur nëse Interi mund të fitojë ndonjë trofe, ai ka theksuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë derisa Juventusi i ka dy skuadra.

“A mund të fitojë diçka Interi? Ju nuk kuptoni asgjë dhe as ata në Milano nuk kuptoj asgjë: me këtë Juventus, i cili ka dy skuadra, nuk do ta fitoni asnjë kokërr fasuleje”, ka shtuar ai

(Kosova Sot)