Interit i refuzohet oferta për yllin argjentinas

  • 06 February 2018 - 13:06
Interit i refuzohet oferta për yllin argjentinas

Raportohet se Interit i është refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurove për Lautaro Martinez nga Racing Club.

Megjithatë, te ziklatrit mbizotëron optimizmi se marrëveshja për sulmuesin do të arrihet.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka qenë në Argjentinë për ta shikuar sulmuesin në fund javë, i cili shënoi het-trik në fitoren 4-0 të klubit të tij ndaj Hurcan.

Raportohet se marrëveshja pothuajse është arritur, megjithëse TyC Sport raporton se oferta e parë e Interit është refuzuar.

Negociatat janë duke vazhduar, megjithatë, dhe të dy palët janë optimiste se marrëveshja do të arrihet. 

(Kosova Sot)