UEFA e konfirmon se ylli i Real Madridit është i suspenduar për ndeshjen ndaj PSG-së

  • 06 February 2018 - 13:21
UEFA e konfirmon se ylli i Real Madridit është i suspenduar për ndeshjen ndaj PSG-së

UEFA e ka konfirmuar sot suspendimin me dy ndeshje mos lojë në Ligë të Kampionëve për mbrojtësin e djathtë të Real Madridit, Dani Carvajal, që nënkupton se spanjolli nuk do të jetë në dispozicion të Zinedine Zidanit për ndeshjen e parë kundër PSG-së.

Në ndeshjen e parafundit të fazës grupore, Carvajal me qëllim e kërkoi kartonin e verdhë në mënyrë që të suspendohej për ndeshjen e fundit dhe parëndësishme të fazës grupore e jo më vonë në turne, transmeton Express.

E palumtur me këtë gjest, UEFA e ka suspenduar atë me dy ndeshje dhe jo me një siç parashihej, njërën prej të cilave e ka vuajtur në ndeshjen përfundimtare grupore kundër Borussia Dortmundit, ndërsa do të mungojë më 14 shkurt kundër PSG-së për ta kryer dënimin.

Real Madridi ka tentuar ta ulë suspendimin e tij, por organi qeverisë i futbollit evropian as që ka dashur të dëgjojë.

(Kosova Sot)