De Biasi – SPAL, po diskutohen detaje - Sport - Kosova Sot
De Biasi – SPAL, po diskutohen detaje

De Biasi – SPAL, po diskutohen detaje

Dita e fundit kur Gianni De Biasi diskutohej në elitën e trajnerëve të Serie A ishte 21 shkurti i vitit 2010.

Që prej asaj kohe, tekniku nga Sarmede është endur mes shumë pankinave, me aventurën në Kombëtaren e Shqipërisë si kulmin dhe suksesin e padiskutueshëm të tij personal.

Tani, 61-vjeçari po diskuton detaje, në akordin me skuadrën modeste të Spalit.

Ekipi që lufton për mbijetesën në kampionatin italian është i treti nga fundi në renditje dhe me vetëm 17 pikë të grumbulluara.

Fitorja mungon që prej 17 dhjetorit dhe situata komplikohet me largimin e mundshëm të trajnerit Leonardo Semplici.

Kandidatët për ta pasuar po diskutohen vetëm dy: Eduardo Reja dhe Gianni De Biasi, me këtë të fundit gjithmonë e më shumë në rritje.

Eksperienca e fundit e De Biasit në pankinën e Alaves ishte e dështuar dhe tekniku italo-shqiptar po kërkon të vihet në diskutim edhe në një post ku rrezikon shumë, ashtu si zakonisht në karrierën e tij, me ekipe “outsider”, por që bëjnë shpesh surprizën.

(Kosova Sot)

23 orë e 58 minuta më parë
14/11/18