Drejtori i akademisë së PSG-së: Neymari nuk shkon në Real Madrid

  • 06 February 2018 - 14:09
Drejtori i akademisë së PSG-së: Neymari nuk shkon në Real Madrid

Drejtori i akademisë së Paris Saint-Germainit, Luis Fernandez, ka thënë se Neymari nuk do të shkojë në Real Madrid.

Ai mendon se është pothuajse e pamundur që ylli brazilian të kalojë nga “Parc des Princes” në “Santiago Bernabeu”.

“Neymar nuk do të shkojë në Real Madrid”, ka thënë Fernandez për Cadena SER.

“Nëse PSG iu vë pas Neymarit dhe Mbappes, atëherë e ka bërë këtë që ata të qëndrojnë këtu, e jo të largohen. Neymar është ylli i PSG-së”, ka shtuar ai.

Ai ka pohuar se ish-ylli i Barcelonës është i lumtur në PSG dhe dëshiron të korrë sukses me këtë klub. 

(Kosova Sot)