Vrsaljko rinovon me Atleticon deri në vitin 2022 - Sport - Kosova Sot
Vrsaljko rinovon me Atleticon deri në vitin 2022

Vrsaljko rinovon me Atleticon deri në vitin 2022

Sime Vrsaljko ishte një nga lojtarët më të kërkuar gjatë afatit kalimtar të dimrit, kroati u kërkua Juventus, Napoli e Roma.

Por, ishte trajneri Diego Simeone që dëshironte që mbrojtësi mos të largohet nga Atletico Madridi dhe kështu ai ka nënshkruar rinovimin deri në vitin 2022.

Kjo gjë erdhi pasi tekniku argjentinas e shikon lojtarin si të nevojshëm për planet e tij sezonale.

“Jam shumë i lumtur që do vazhdoj rritjen këtu”.

“Ndihem shumë rehat dhe gjeja e vetme që po mendoj është të punoj çdo dit dhe kështu të jem i rëndësishëm për skuadrën”, ka thënë Vrsaljko.

Kroati i është bashkuar Atleticos nga Sassuolo për 16 milionë euro në verën e 2016.

Për atë ka shfaqur interesim edhe Manchester City. 

(Kosova Sot)

17 orë e 52 minuta më parë
20/08/18