Pas suspendimit të Carvajalit, Zidane e urdhëron këtë lojtar ta mbulojë Neymarin

  • 06 February 2018 - 14:58
Pas suspendimit të Carvajalit, Zidane e urdhëron këtë lojtar ta mbulojë Neymarin

Pas UEFA e konfirmoi sot se Dani Carvajal është suspenduar me dy ndeshje mos lojë në Ligë të Kampionëve për shkak se me qëllim mori karton të verdhë ndaj APOEL-it, Zinedine Zidane ka vendosur se Nacho është mbrojtësi i duhur për ta mbuluar brazilianin Neymar.
Kështu, vendin e Carvajalit për ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve më 14 shkurt kundër Paris Saint-Germainit nuk do ta zërë i riu Achraf, por Nacho, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Zidane ka vendosur mos të rrezikojë duke e përdorur një lojtar të ri dhe pa përvojë si Achrafi, prandaj pozitën e mbrojtësit të djathtë në mungesë të Carvajalit do t’ia besojë Nachos për ta ndalur ish-yllin e Barcelonës, Neymar. 

Në ndeshjen e parafundit të fazës grupore, Carvajal me qëllim e kërkoi kartonin e verdhë në mënyrë që të suspendohej për ndeshjen e fundit dhe parëndësishme të fazës grupore e jo më vonë në turne.

E palumtur me këtë gjest, UEFA e ka suspenduar atë me dy ndeshje dhe jo me një siç parashihej, njërën prej të cilave e ka vuajtur në ndeshjen përfundimtare grupore kundër Borussia Dortmundit, ndërsa do të mungojë më 14 shkurt kundër PSG-së për ta kryer dënimin.

(Kosova Sot)