Golden Eagle Ylli publikon brendimin e Final 8 të Kupës së Kosovës - Sport - Kosova Sot
Golden Eagle Ylli publikon brendimin e Final 8 të Kupës së Kosovës

Golden Eagle Ylli publikon brendimin e Final 8 të Kupës së Kosovës

Nga 28 shkurti deri më 4 mars do të mbahet Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll.

Ekipet pjesëmarrëse në këtë garë janë nikoqiri, KB Golden Eagle Ylli, rivali i përbetuar i tyre, KB Rahoveci, Kerasani, Prishtina, Trepça, Bashkimi, Kalaja dhe Borea.

Është nikoqiri që ka zbuluar logon, ku shihet numri tetë i vizualizuar me ngjyrat emblemë të ekipit vendas, Golden Eagle ylli.

Ndeshjet e para zhvillohen më 28 shkurt dhe përballen Rahoveci – Kerasan Prishtina e Golden Eagle Ylli me Borean, kurse më 1 mars përballen Sigal Prishtina – Kalaja dhe Bashkimi përplaset me Trepçën.

Më 2 mars zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, kurse më 4 mars zhvillohen finalet në të dyja konkurrencat.

Ceremonia hapëse e Final 8 të Kupës së Kosovës do të mbahet të mërkurën.

Priten duele të nxehta edhe në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

(Kosova Sot)

2 orë e 33 minuta më parë
20/05/18