60 vjet më pas, Manchester United përkujton tragjedinë e Mynihut - Sport - Kosova Sot
60 vjet më pas, Manchester United përkujton tragjedinë e Mynihut

60 vjet më pas, Manchester United përkujton tragjedinë e Mynihut

6 shkurti është një datë që nuk do të harrohet te Manchester United; është data e tragjedisë ajrore të Mynihut ku humbën jetën 23 persona mes të cilëve 8 futbollistë, 3 anëtarë të stafit të Djajve të Kuq, 8 gazetarë dhe 4 anëtarë ekuipazhit.

Sot është 60 vjetori i kësaj tragjedie që është stampuar në mendjen e të gjithëve në Manchester. Geoff Bent, Roger Byrne, Eddie Colman, Mark Jones, David Pegg, Tommy Taylor, Liam Whelan e Duncan Edwards, janë përkufizuar si “Lulet e Manchester”; emër që është ka mbetur i shkruar në histori, mendjen dhe zemrat e të gjithëve.

Ata janë simbolet e përjetshme të një skuadre të re,fituese dhe ndër më të fortat në histori. Manchester i asaj kohe kishte pseudonimin ‘Busby Babes’ që ndërthur mbiemrin e trajnerit Matt Busby me moshën e re të të gjithë futbollistëve.

Në 6 shkurt të 1958, Manchester United ishte duke u kthyer nga Beogradi ku kishte zhvilluar ndeshjen me Crvena Zvezdën e përfunduar 3-3 me skuadrën angleze që u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kampioneve. Ndalesa në Mynih ishte e nevojshme pasi duhej furnizuar avioni me karburant.Në Aeroportin Mynih-Rim, u tentua 2 herë ngritja e avionit dhe në të dyja rastet dështoi.

Tentativa e tretë, kur avioni u desh të përshkojë një pjesë të pistës së mbuluar me borë të përzier me baltë, rezultoi fatale dhe të rinjtë e Manchester United u bënë viktima të asaj që sot quhet tragjedia më e madhe në historinë e sportit.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)

14 orë e 50 minuta më parë
18/08/18