Cahill: Trajneri nuk ka faj, ne duhet të marrim përgjegjësi

  • 06 February 2018 - 16:57
Cahill: Trajneri nuk ka faj, ne duhet të marrim përgjegjësi

Mbrojtësi  i Chelseat, Gary Cahill, ka thënë që lojtarët duhet të marrin përsipër barrën që iu takon pas humbjes 4-1 ndaj Watfordit.

Chelsea janë në vendin e katër me 19 pikë pas Manchester Cityt, ndërsa në dy ndeshjet e fundit kanë pësuar shtatë gola.

“Sido që të ndodh, edhe lojtarët duhet ta marrin përgjegjësin e kësaj që po ndodh”.

“Trajneri ka bërë një punë të jashtëzakonshme”.

Mbrojtësi që e ka fituar dy herë titullin e Ligës Premier me Chelsean, ka thënë se humbja e së hënës ishte pika më e dobët e sezonit.

Edhe mbrojtësi tjetër Cesar Azpilicueta ka thënë se klubi ka objektiva të rëndësishëm para vetes dhe nuk duhet të ndalet.

“Ne jemi Chelsea, klub i madh dhe kur humbim është keq për ne”.“Klubi ka objektiva për të rëndësishëm përpara dhe duhet të punojmë shumë në tre, katër muajt e ardhshëm”, ka thënë Azpilicueta. 

(Kosova Sot