Heynckes: Nuk nënvlerësohet Real Madridi, ata do të fitojnë ndaj PSG-së

  • 06 February 2018 - 17:13
Heynckes: Nuk nënvlerësohet Real Madridi, ata do të fitojnë ndaj PSG-së

Real Madridi asnjëherë nuk duhet të llogaritet i dorëzuar në Ligën e Kampionëve, sipas Jupp Heynckes.

Trajneri i Bayern Munich e dimë mirë kur flet për  Los Blancos pasi së bashku me këtë klub e ka fituar Ligën e Kampionëve që ishte e shtata për spanjollët.

“Kur ne e fituam Ligën e Kampionëve në vitin 1998, e mbyllëm si të katërti në La Liga”.

“E di nga eksperienca dhe Reali Madridi asnjëherë nuk duhet të nënvlerësohet”.

“Kanë një ekip të mirë për Evropë. Kanë më shumë eksperiencë se PSG në Ligën e Kampionëve”

“Nuk mund t’i largoni ata nga gara për Ligën e Kampionëve. Ata kanë shumë më shumë eksperiencë se sa PSG. Besoj që ata do ta fitojnë këtë përballje”.

I pyetur pse Real Madridi ka hasur në vështirësi këtë vit, gjermani veteran e ka lidhur me transferimet.

“Ata kanë humbur tre lojtarë shumë të mirë si [Alvaro]Morata, Pepe dhe James, ndoshta për të kursyer në paga”.

“Nuk shpenzuan shumë dhe morën lojtar të rinj. Të duhet një ekip me lojtarë të rinj dhe veteran”, ka thënë gjermani Heynckes.

PSG do të takohet me Real Madridi me 14 shkurt, me ndeshjen e parë që zhvillohet në Santiago Bernabeu. 

(Kosova Sot)