Arsenal interesohet për mbrojtësin e Juventusit - Sport - Kosova Sot
Arsenal interesohet pėr mbrojtėsin e Juventusit

Arsenal interesohet pėr mbrojtėsin e Juventusit

​Arsenal ka shprehur interesim për mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani, ani pse nuk ka bërë asnjë ofertë ende

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i impresionuar nga paraqitjet e Daniele Ruganit këtë sezon me fanellën e Juventusit.

Sipas agjentit të lojtarit, Davide Torchia, skuadra angleze nuk ka bërë ofertë për të, por ka shprehur vetëm interesim.

Por, ai insiston se Rugani dhe ai kanë shumë respekt për Juventusin.

“Daniele po bën shumë mirë dhe unë jam shumë i lumtur për të”, tha agjenti i tij për Radio Sportiva.

“Arsenal? Ata nuk kanë bërë ndonjë ofertë për të. Ata vetëm kanë shprehur interesim, por ne kemi respekt për Juventusin”.

Image

 

(Kosova Sot)

23 orë e 13 minuta më parë
19/02/18