Douglas Costa në dyshim ndaj Firorentinës

  • 06 February 2018 - 18:31
Douglas Costa në dyshim ndaj Firorentinës

Anësori i Juventusit, Douglas Costa, është në dyshim ndaj Fiorentinës, pasi në stërvitjen e sotme ka marr pjesë vetëm për një kohë të shkurtër me ekipin. 

Braziliani po ashtu kishte humbur edhe takimin që Juve e fitoi 7-0 ndaj Sassuolos në fundjavë.Ishte Federico Bernardeschi ai që e zëvendësoi me mjaftë sukses.

Sot në qendrën stërvitore në Vinovo, Douglas Costa u bashkua me shokët e skuadrës për një pjesë të stërvitjes, pasi në të shumtën e kohë punoi i veçuar.

Sipas Skyai mund ta humbet ndeshjen me Fiorentinën që zhvillohet të premtenAndrea Barzagli, Daniele Rugani dhe Sami Khedira, po ashtu kanë punuar të ndarë nga grupi, por pritet të jenë të gatëshëm për ndeshjen me Violat.Juventusi është në ‘luftë’ për titull dhe mbetet një pikë prapa Napolit.