Ekipi olimpik i Kosovës arrin në në PyeongChang

  • 06 February 2018 - 18:51
Ekipi olimpik i Kosovës arrin në në PyeongChang

Pas rreth 20 orësh udhëtim, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Udhëtimi u bë nga Prishtina për në Stamboll, nga Stambolli për në Seoul dhe nga Seouli në PyeongChang.

Ekipi olimpik përbëhet nga skitari Albin Tahiri, trajneri i tij, Agim Pupovci, shefi i misionit, Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.

Albin Tahiri ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpin.

28-vjeçari i lindur në Slloveni, do të bartë flamurin tonë në ceremoninë hapëse (9 shkurt) dhe atë mbyllëse (25 shkurt).

Tahiri garën e parë do ta zhvillojë me 11 shkurt në ora 3:00 të mëngjesit. 

(Kosova Sot)