Vlerësohen përgatitjet, por jo edhe ndeshjet kontrolluese - Sport - Kosova Sot
Vlerësohen përgatitjet, por jo edhe ndeshjet kontrolluese

Vlerësohen përgatitjet, por jo edhe ndeshjet kontrolluese

KLUBET TONA VAZHDOJNË TË PËRBALLEN ME EKIPE TË NIVELIT TEJET TË ULËT

Analistët parashohin një pranverë tejet të paqartë 

"Ndeshjet kontrolluese, që një pjesë e madhe e ekipeve i kanë zhvilluar, nuk janë të nivelit apo cilësisë së barabartë. Për ta parë nivelin, ekipet tona duhet të zhvillojnë ndeshje me kundërshtarë të nivelit të barabartë. Sigurisht, mundësitë nganjëherë nuk lejojnë, por duhet pranuar që ekipet tona kanë luajtur me skuadra të kategorisë së dyta", ka thënë Genc Sermaxhaj.

Analistët e futbollit të Kosovës njëzëri kanë konfirmuar se sivjet na pret një kampionat që mund të mbetet gjatë në memorie, kjo pasi do të bëhet një luftë e pakompromis për dy trofetë që dërgojnë në arenën ndërkombëtare. Lufta për titull do të jetë tejet joshëse, aq sa do të jetë edhe ajo për Kupë ku konkurrenca në këto dy rrugëtime është tejet e madhe. Njohësi i mirë i futbollit kosovar, Genc Sermaxhaj, në një analizë bërë skuadrave kosovare, një javë para fillimit të kampionatit (në mesjavën e ardhshme luhen ndeshjet e Kupës), ka thënë se përgatitjet jashtë vendit dhe përforcimet e sjella bën të pritet një luftë e ashpër. Mirëpo, ajo q ëmë shumë e ka shqetësuar Sermaxhajn është fakti se klubet tona edhe pse janë në përgatitje në vendet ku përgatiten klube shumë të forta, ato vazhdojnë të luajnë me skuadra të kategorisë së dytë, gjë kjo që nuk pëlqehet shumë, pasi nuk tregon pasqyrë reale të nivelit të futbollit tonë karshi atij evropian. Cilësia mbetet e njëjtë Ka kohë që futbolli kosovar vuan sa i përket cilësisë, e cila vazhdimisht është kritikuar, pasi klubet, pavarë- sisht ndryshimeve që bënin në ekip, nuk ndryshonin pothuajse asgjë pasi ato përforcime ishin vendore dhe vetëm bënin rokadë nga një klub në tjetrin. Mirëpo, sivjet gjërat duken më ndryshe. Tri klubet, Prishtina, Trepça'89 e Gjilani, duket se kanë bërë lëvizje të mira pasi kanë sjellë lojtarë edhe nga jashtë dhe kjo shtyn të besohet se do të kemi ngritje të cilësisë. Mirëpo, për Genc Sermaxhajn kjo cilësi nuk do të dallojë shumë nga ajo e vjeshtës."Te dytri ekipe kemi parë përforcime që kanë mundësi ta ngritin edhe nivelin në ato klube, por pa filluar kampionati nuk kemi mundësi t'i vlerësojmë për ngritjen e cilësisë. Mirëpo, me gjasë nuk do të kemi ndonjë ndryshim të cilësisë nga pjesa vjeshtore e kampionatit, sepse jemi duke parë edhe rezultatet zhgënjyese të ekipeve tona të cilat i kanë zhvilluar në fazën përgatitore", ka thënë Sermaxhaj për gazetën "Kosova Sot". Miqësore të papranueshme Ish-futbollisti i Prishtinës, Genc Sermaxhaj, i vlerëson përgatitjet e skuadrave që po bëhen jashtë vendit, por ai nuk pajtohet me formën e zhvillimit të miqësoreve. Sipas tij, ekipet tona është dashur të kërkojnë rivalë më të fortë në mënyrë që ta shohin nivelin ku janë e jo të luajnë kontrolluese me skuadra jot ë nivelit të tyre."Ndeshjet kontrolluese që një pjesë e madhe e ekipeve i kanë zhvilluar, nuk janë të nivelit apo cilësisë së barabartë, sepse për të parë formën e ekipit dhe sa janë të përgatitur fizikisht, teknikisht e taktikisht, duhet të zhvillojnë ndeshje me kundërshtarë të nivelit të barabartë. Sigurisht, edhe mundësitë nganjëherë nuk lejojnë, por ekipet e superligës kanë luajtur me ekipe të ligave të dyta etj. Gjithsesi, presim t'i shohim ndeshjet e kupës në javën që vjen dhe të vlerësojmë për cilësinë por ekipet që kanë synime më të mëdha janë Prishtina, Trepça dhe Llapi, të cilat edhe fazën përgatitore po e kryejnë në Turqi dhe po vërehen organizime të mira tek ato ekipe", ka thënë Sermaxhaj, duke folur më pas edhe për pjesën e poshtme të tabelës, derisa ka thënë se edhe atje pritet luftë e madhe por që skuadrat më të rrezikuara mbesin, Vllaznia, Flamurtari, Besa e Vëllaznimi që edhe e përbëjnë katërshën e fundit në tabelë.

E. LLUMNICA

(Kosova Sot)

1 orë e 19 minuta më parë
20/10/18