Shkëlqen Detroit

  • 07 February 2018 - 09:19
Shkëlqen Detroit

Detroit Pistons shkëlqen me Blake Griffin. Skuadra nga Miçigani nuk di më të ndalet teksa regjistroi fitoren e katërt radhazi falë edhe yllit të saj të ri ish-basketbollistit të Clippers, Blake Griffin i cili koleksionoi në total 21 pikë, gjashtë asistime dhe nëntë kërcime në suksesin me shifrat 111:91 të Detroit ndaj Portland Trail Blazzers. Pistons me këtë fitore iu afruan ndjeshëm zonës "play-off", ndërsa zhytën zyrtarisht në krizë skuadrën nga Oregoni, me Portland që pësoi humbjen e tretë rresht. Një dorë në këtë fitore Detroit-it ia dha edhe Andre Drummond autori i 17 pikëve, 17 kërcimeve dhe 17 asistimeve. Në krahun tjetër 20 pikët e Damian Lillard ishin të pamjaftueshme për Trail Blazzers. Rekordi për Nowitzki-n Në sfidën që veterani Dirk Nowitzki vendosi një tjetër rekord duke kapur shifrën e 50 mijë minutave në parket në NBA, Dallas Mavericks pësoi një tjetër humbje. Skuadra teksane u mposht me rezultatin e ngushtë 104:101 nga Los Angeles Clippers në "Staples Center" duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se ky sezon duhet harruar sa më shpejt nga Mavericks të cilët pozicionohen në vendin e fundit të Konferencës së Perëndimit. Më i miri në parket për Clippers rezultoi italiani Danilo Gallinari, i cili realizoi 28 pikë. Përmbysje fantastike ajo e Sacramento Kings që në fund të periodës së parë po humbiste me 19pikë diferencë ndaj Chicago Bulls, por në fund ishin kalifornianët ata që triumfuan me rezultatin 104:98. Një humbjes zhgënjyese pësoi Miami Heat që tashmë zyrtarisht në krizë. Orlando Magic triumfoi në derbin e Floridës me rezultatin e ngushtë 111:109 për meritë edhe të kroatit Mario Hezonja, i cili realizoi 20 pikë duke i shkaktuar skuadrës së trajnerit Eric Spoelstra disfatën e katërt rresht.

(Kosova Sot)