Evra drejt rikthimit, arrin marrëveshje me West Hamin

  • 07 February 2018 - 10:36
Evra drejt rikthimit, arrin marrëveshje me West Hamin

Patrice Evra, tani 36 vjeç është afër rikthimit në Ligën Premier, për të vazhduar karrierën e tij si futbollist.

Mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshje me West Hamin, për të luajtur deri në fund të sezonit.

Ai sot pritet të jetë në Londër për t’i kryer vizitat mjekësore, para se ta nënshkruajë kontratën.

Nëse çdo gjë shkon me sukses në testet mjekësore, Evra do të rikthehet në Ligën Premier, ku luajti për tetë vite me Manchester United.

Ai ka bërë karrierë edhe në Itali te Juventusi, ku luajti për dy vite e gjysmë.

Ai kishte lënë Juventusin në gjysmë të sezonit për të kaluar te Marseilles, por u përjashtua nga klubi pas disa muajsh, për shkak të një incidenti me tifozët.

Rreth dy muaj më parë, Evra goditi me shkelm një tifoz të skuadrës franceze, para ndeshjes me Victoria Guimaresin në Ligën e Evropës.Ky i fundit thuhet se e ka ofenduar në baza racore mbrojtësin e njohur.