Lionel Messi tregon emrin e fëmijës së tretë

  • 07 February 2018 - 10:42
Lionel Messi tregon emrin e fëmijës së tretë

Lionel Messi ka konfirmuar se i biri i tij i tretë me bashkëshorten Antonella Roccuzzo do të quhet Ciro.

Superylli i Barcelonës njoftoi në nëntor të vitit 2017 se familja e tij do ta priste një fëmijë tjetër, transmeton Express.

Ciro pritet të lindet në fund të muajt shkurt apo në fillim të marsit.

Ai do të mirëpritet në këtë botë nga dy prindër të dashur dhe dy vëllezërit e tij të mëdhenj, Thiago dhe Mateo.

Messi njoftoi për përzgjedhjen e emrit të bebes përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram.

(Kosova Sot)