Nisin bisedimet mes Chelseat dhe ish-trajnerit të Barcelonës

  • 07 February 2018 - 11:16
Nisin bisedimet mes Chelseat dhe ish-trajnerit të Barcelonës

Kanë nisur bisedimet mes drejtuesve të Chelseat dhe dikur trajnerit të Romës dhe Barcelonës, Luis Enriques.

Chelsea ia ka ofruar Enriques një kontratë dyvjeçare e gjysmë, me të cilin duan ta zëvendësojnë Antonio Conten.

Italiani është nën presion të madh në javët e fundit dhe raportohet se Chelsea është shumë afër marrjes së vendimit për ta liruar atë nga detyra pas humbjes turpëruese 4-1 ndaj Watfordit të hënën mbrëma.

Ndërkohë, Enrique është njeriu me të cilin pronari i të kaltërve, Roman Abramovich, dëshiron ta zëvendësojë Conten.

Abramovich veçse i ka ofruar kontratë spanjollit. 

(Kosova Sot)