Mirabelli: Belotti mbetet objektiv i Milanit

  • 07 February 2018 - 12:29
Mirabelli: Belotti mbetet objektiv i Milanit

Drejtori sportiv i Milanit, Massimilliano Mirabelli, ka thënë se sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti mbetet objektiv i klubit. 

Milani ka qenë i lidhur me sulmuesin në verë, por që nuk u arrit marrëveshje.

E gjithë kjo pasi Torino kërkonte 100 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij.

Për këtë Milani afroi në skuadër dyshen Andre Silva dhe Nikola Kalinic.

“Belotti? Të gjithë e dinë që ne provuan ta sjellim te Milani, por kjo nuk u bë shkaku i shumë arsyeve”.

“Ai mbetet lojtar shumë i mirë, një tifoz i Milanit dhe kush e di. Ndodhsha një ditë ai do ta veshë fanellën që e kishte ëndërr që kur ishte i vogël”, ka thënë Mirabelli.Milani ka vuajtur mungesën e një sulmuesi të madh, pasi klub gjendet në vendin e tetë me 35 pikë.

 

(Kosova Sot)