Alexis Sanchez dënohet me 16 muaj burg për mashtrim tatimor - Sport - Kosova Sot
Alexis Sanchez dėnohet me 16 muaj burg pėr mashtrim tatimor

Alexis Sanchez dėnohet me 16 muaj burg pėr mashtrim tatimor

Alexis Sanchez është dënuar me 16 muaj burg për mashtrim tatimor rreth të drejtave të imazhit në kohën kur ishte lojtar i Barcelonës.

Megjithatë, sulmuesi i Manchester Unitedit nuk do ta vuajë dënimin me burg për shkak se kjo ishte hera e parë që ai kreu krim, si dhe pasi ka arritur marrëveshje me prokurorin për t’i ripaguar paratë që i ka borxh, raporton Express.

Sanchez u akuzua se e mashtroi thesarin duke iu shmangur tatimeve në vlerë 1 milionë euro nga viti 2012 deri më 2013, kur ishte lojtar i Barcelonës.

(Kosova Sot)

10 orë e 11 minuta më parë
18/02/18