Armand Duka, president i FSHF-së edhe për katër vite

  • 07 February 2018 - 13:40
Armand Duka, president i FSHF-së edhe për katër vite

Armand Duka do të vazhdojë ta drejtojë futbollin shqiptar edhe për katër vitet e ardhshme.

Presidenti ka arritur që pas raundit të dytë të fitojë përballë kundër kandidatit, Bashkim Fino.

Asnjë prej kandidatëve për kreun e FSHF nuk ka arritur ta marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur Presidenti i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Shqipëri, në raundin e parë.

Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, ka mori 39 vota, ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota.Ndërsa kandidati i tretë Shpëtim Hala s’ka marrë asnjë votë, ndërsa 4 kanë rezultuar të pavlefshme.Duka do të jetë president i FSHF-së edhe për katër vitet e ardhshme.

(Kosova Sot)