Zv/Presidenti i UEFA-s: Zgjedhjet ishin të rregullta, Fino ta ndihmojë futbollin - Sport - Kosova Sot
Zv/Presidenti i UEFA-s: Zgjedhjet ishin të rregullta, Fino ta ndihmojë futbollin

Zv/Presidenti i UEFA-s: Zgjedhjet ishin të rregullta, Fino ta ndihmojë futbollin

Pas rizgjedhjes së Armando Dukës në krye të FSHF-së, ka folur për mediat dhe zv/presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis.

Surkis monitoroi nga afër procesin zgjedhor në Asamblenë e FSHF në Durrësi. Në një prononcim për mediat, numri dy i UEFA tha se zgjedhjet ishin brenda rregullave.

“Zgjedhjet ishin brenda rregullave. Për mendimin tim nuk ka humbës nga ky proces. Është detyrë e Federatës që të zhvillojë futbollin në Shqipëri. Kemi ide të reja se si UEFA do ta ndihmojnë futbollin shqiptar. U bëra thirrje kandidatëve që të ndihmonin futbollin shqiptar pasi kjo është në interesin tuaj. Dua që të uroj Presidentin e Futbollit dhe t’i uroj suksese", u shpreh Surkis, 

Ai i përcolli një mesazh edhe rivalit të Dukës, Bashkim Finos. 

"Fino mund ta ndihmojë futbollin nga pozita që ai ka", tha Surkis.  

22 orë e 17 minuta më parë
26/05/18