Martinez: Inter një nga skuadrat më të mira në Itali

  • 07 February 2018 - 16:55
Martinez: Inter një nga skuadrat më të mira në Itali

Lautaro Martinez është shumë i lumtur që një skuadër e madhe si Inter është duke u interesuar për të

Sulmuesi argjentinas i Racing, Lautaro Martinez e ka quajtur Interin si një nga skuadrat më të mëdha italiane.

Ai po ashtu ka thënë se Inter është një nga skuadrat që seriozisht p interesohet për shërbimet e tij.

“Inter? Ata janë një nga klubet më të mëdha në Itali”, tha Martinez për Ole.

“Ata gjithnjë luftojnë për gjithçka, duke luajtur edhe në Ligën e Kampionëve. Milito më ka treguar për përvojën atje, ku kishte fituar gjithçka. Ai më trego gjithçka për klubin”.

“Në anë tjetër, ata janë një nga klubet që më shumë po interesohet për mua, por agjenti i im po kujdeset për këto gjëra”, tha në fund argjentinasi.

(Kosova Sot)