Reali, nëntë vite pa transferuar një top sulmues

  • 07 February 2018 - 18:29
Reali, nëntë vite pa transferuar një top sulmues

Real Madrid është skuadra që ka ndërruar më shpesh sulmuesit, por asnjëherë nuk ka transferuar top sulmues

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid po kalon momente të vështira këtë sezon, ku pika më e dobët është sulmi.

Gjatë verës Reali vendosi të largonte Alvaro Moratan, Mariano Diaz dhe James Rodriguez, duke sjell në skuadër vetëm lojtarin e akademisë të huazuar në Wolfsburg, Borja Mayoral.

Pavarësisht mungesave dhe problemeve në ofenzivë, trajneri Zinedine Zidane ka refuzuar që të transferojë sulmues gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi ai ka besim të plotë në Karim Benzema.

Me këtë sezon, bëhen nëntë vite të plota që Reali nuk ka transferuar një top sulmues, kur për herë të fundit kishte transferuar Benzeman në vitin 2009 nga Lyon për 35 milionë euro.

Në vitin 2010 madrilenët kishin huazuar për një sezon Manuel Adebayor, për të vazhduar me sulmues tjerë si Chicharito, Morata apo Joselu, të cilët u larguan pas një periudhe shumë të shkurtër.

Nga Reali në vitin 2013 u largua edhe Gonzalo Higuain, i cili pas gjashtë viteve u transferua në Napoli.

Sipas AS, kjo pritet të ndryshojë verën e ardhshme, kur Reali pritet të sjellë të paktën dy sulmues të rinj, me Harry Kane dhe Robert Lewandoski si objektivet kryesore. 

(Kosova Sot)