Bellerin: Dallimi në mes të Barcës dhe Arsenalit është si nata me ditën

  • 07 February 2018 - 18:30
Bellerin: Dallimi në mes të Barcës dhe Arsenalit është si nata me ditën

Hectori Bellerin ka treguar dallimin e madh në mes të Barcelonës dhe skuadrës së tij aktuale, Barcelona

Mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin thotë se ka dallim të madh në mes të Barcelonës dhe Arsenalit në mënyrën e stërvitjes.

Ai ka treguar se si në Barcelonë mjekët silleshin vetëm rreth fushës, ndërsa në Arsenali kishte stërvitje pa top.

“Dallimi në mes të Barcelonës dhe Arsenalit është si nata me ditën”, tha fillimisht Bellerin gjatë një interviste për OxfordUnion.

Në Barcelonë isha prej 8 deri në 16 vjeç, dhe kur arrita në Arsenal isha futbollist profesionist. Në Barcelonë fizioterapistët silleshin rreth fushës, ndërsa në Arsenal ditën e parë të stërvitjeve nuk kishte fare top”, u shpreh ai në fund.

(Kosova Sot)