Federata siguron, kampionati nuk shtyhet

  • 08 February 2018 - 08:31
Federata siguron, kampionati nuk shtyhet

KOMISIONI PËR INSPEKTIMIN E FUSHAVE JEP DRITËN E GJELBËR PËR STARTIN E GARAVE

Gjithçka duket të jetë gati për startin e stinorit pranveror në Vala Superligë

"Komisioni u ka dhënë disa vërejtje klubeve për ndërhyrje në stadiume, ku kryesisht bëhet fjalë për objektet përcjellëse, zhveshtoret, derisa fushat duken të jenë në gjendje të mirë. Ne, brenda dy ditëve do të dalim me një raport, por mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë rrezik që garat të shtyhen", ka thënë anëtari i Komisionit për pranimin e fushave të FFK-së, Adem Çollakaj

Infrastruktura në vendin tonë, sidomos stadiumet e futbollit, vazhdojnë të mbeten në një situatë shumë të keqe, madje ato shpesh dinë të bëhet jofunksionale gjatë kohës së dimrit. Kur jemi në prag të fillimit të kampionatit, ku mesjavën që vjen luhen ndeshjet e kupës dhe tri ditë më vonë ato kampionale, komisioni për pranimin e fushave FFK-së, ka siguruar se gjendja e tyre është e mirë dhe se kampionati nuk rrezikon të shtyhet. Anëtari i këtij komisioni, Adem Çollakaj i ka thënë gazetën "Kosova Sot" se kanë dalë në terren dhe janë duke e inspektuar gjendjen e fushave, derisa ka konstatuar se brenda dy ditëve do të dalin me një raport. "Komisioni u ka dhënë vërejtje disa klubeve se ku duhet të ndërhyjnë, ku kryesisht bëhet fjalë për objektet përcjellëse, pra zhveshtoret, pasi fushat janë në gjendje tëmirë. Pra, intervenimet ku është kërkuar nga komisioni, klube do t'i bëjnë brenda javës kështu që nuk ka asnjë rrezik që garat të shtyhen", ka thënë, Adem Çollakaj.

Mesjavën që vjen luhen SHKURT ndeshjet e Kupës dhe tri ditë më vonë ato kampionale, Komisioni për inspektimin e fushave ka siguruar se gjendja e tyre është e mirë dhe se kampionati nuk rrezikon të shtyhet. Brenda dy ditëve ky Komision do të dalë me raportin final.

Jepen shumë vërejtje

Ajo që më së shumi e shqetëson Komisionin për pranimin e stadiumeve, në të cilat edhe do të zhvillohen ndeshjet e Vala Superligës, është gjendja sanitare, si: zhveshtoret, tualetet etj. Zyrtari i FFK-së, Adem Çollakaj ka thënë se pikërisht në këto pika edhe janë dhënë vërejtjet kryesore. "Ne kemi inspektuar stadiumet dhe shqetësimet tonë më të mëdha kanë qenë zhveshtoret. Në stadiumin "Riza Lushta" zhveshtoret janë funksionale, por duhet intervenim në përmirësimin e gjendjes, ngjashëm edhe në Pejë, pastaj stadiumi i Lirisë, ku ishte duke u kryer punimet në një pjesë të tribunës, është ndërhyrë dhe më nuk përbën rrezik për shikuesit, sigurisht që ajo pjesë e tribunës nuk do të lëshohet, por nuk krijon rrezik. Sa u përket fushave, ato janë në gjendje të mirë dhe ne si Komision sigurojmë se kampionati nuk do të shtyhet, pra do të fillojë sipas orarit të paraparë, përveç ndonjë situate emergjente", ka thënë Adem Çollakaj. Të kujtojmë se Federata e Futbollit e Kosovës i ka paralajmëruar klubet se në dy vjetët e ardhshëm të gjitha duhet të krijojnë stadiume që i plotësojnë kriteret e shkallës së katërt, në të kundërtën atyre nuk do t'u jepet licenca për zhvillimin e ndeshjeve në elitë. "Ka disa klube që kanë filluar të investojnë në stadium, madje dhe të Ligës së Parë. Ne ishim në Therandë, ku inspektuam stadiumin e Ballkanit dhe vërtet situata ishte për çdo lakmi, gjithçka ishte e përkryer dhe ne si komision i përgë- zojmë për punën që është bërë aty", ka thënë Çollakaj.  

Ndeshjet e Kupës, në fushat sintetike

Për të kursyer fushat kryesore, ku edhe do të zhvillohen ndeshjet kampionale, shumë skuadra kanë bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, që ndeshjet e këtij rrethi të Kupës që luhen të mërkurën e ardhshme t'i zhvillojnë në fusha me bari sintetik. Çollakaj ka thënë se për ndeshjet e rrethit të katërt të Kupës, këto fusha i plotësojnë kriteret, kështu që Komisioni u ka dhënë dritën e gjelbër që t'i luajnë ndeshjet. "Pas kërkesës së disa klubeve që ndeshjet e këtij rrethi të Kupës që luhet ë mesjavën që vjen t'i zhvillojnë në fusha me bari sintetik ne si komision kemi dalë në terren, madje edhe në këto momente që jemi duke komunikuar, jemi në terren dhe kemi konstatuar se disa stadiume ndihmëse i plotësojnë kriteret, siç është ai në Drenas, pastaj në Ferizaj etj., pra shumica e ndeshjeve të Kupës do të luhen në fushat ndihmëse", ka përfunduar Adem Çollakaj.

Për t'i kursyer fushat kryesore, ku edhe do të zhvillohen ndeshjet kampionate, shumë skuadra kanë bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, që ndeshjet e Kupës t'i zhvillojnë në fusha me bar sintetik.

(Kosova Sot)