Kur treshja fantastike bëhet bashkë – takohen Beckham, Ronaldo dhe Roberto Carlos

  • 08 February 2018 - 09:43
Kur treshja fantastike bëhet bashkë – takohen Beckham, Ronaldo dhe Roberto Carlos

David Beckham është takuar me Ronaldon dhe Roberto Carlosin, me të cilët ka bërë edhe një foto dhe e ka ndarë në rrjetni social Instagram.

David Beckham, Ronaldo dhe Roberto Carlos kanë qenë pjesë e “Galaktikëve” në Bernabeu.

Ata kaluan katër vite së bashku në kryeqytetin spanjoll duke fituar La Ligën dhe Superkupën e Spanjës me Real Madridin.

Treshja i ndanë rruëgt në vitin 2007, ku Beckham shkaktoi polemika me kalimin te LA Galaxy, kurse Ronaldo u rikthye te Milani, e Roberto Carlos iu bashkua Fenerbahces.

Por, ata u ribashkuan të mërkuërn pasi Beckham – ëndrra e të cilit për të pasur në pronësi një klub futbolli në kampionat amerikan u bë realitet javën e kaluar – e ndau një foto me miqt brazilianë në Instagram.

Ronaldo ka dhënë intervistë për Marca me rastin e ribashkimit me miqt e tij ku vlerësoi situatën aktuale të klubit mbretëror.

Nga ana tjetër Becks cilësoi se është koha e fundit që Reali të shkëlqejë dhe rastin për t’u treguar e ka ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Ka shumë mundësi që tri galaktikët të jenë në tribuna në Bernabeu më 14 shkurt, kur Reali e pret PSG-në në ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot)