Përlotet Lorik Cana në emision, zbuloni arsyen që preku ish-kapitenin

  • 08 February 2018 - 10:21
Përlotet Lorik Cana në emision, zbuloni arsyen që preku ish-kapitenin

sh -kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana është prekur dhe është përlotur, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Top show magazine”.
I pranishëm në program ka qenë edhe një personazh i cili ka përjetësuar në trupin e tij nëpërmjet një tatuazhi momentin kur Loriku në ndeshjen me Serbinë u përball fizikisht me njërin prej futbollistëve të ekipit kundërshtar.
Momenti kur është shfaqur tatuazhi në monitor ka qenë shumë emocionues për Canën i cili i përlotur tha se ndihej shumë krenar që dikush e mban atë tatuazh.
“Ishte akt spontan ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim, ndërsa unë jam krenar me atë që përfaqëson ky njeri. Kur më ftuat në emision, isha i sigurtë që do më ndodhte kjo”, tha Cana i emocionuar.
Ndërkohë që lidhur me projektet e tij për të ardhmen Loriku tha: “Po merrem me disa shokë në SHBA për të pasur një biznes që do të ndihmojë edhe Kosovën, ndërkohë që po ndihmoj edhe babanë tim që sapo është bërë Presidenti i Vllaznimit të Gjakovës”.

 
Image
Image

 

(Kosova Sot)