Ronaldo: Do të doja që Napoli të fitonte titullin

  • 08 February 2018 - 10:48
Ronaldo: Do të doja që Napoli të fitonte titullin

Legjenda e futbollit. Ronaldo, do të kishte dëshirë që Napoli ta mposht Juventusin në garë për titull, edhe pse si tifoz i Interit do të donte që Interi ta fitonte. 

Dy klubet janë duke ‘luftuar’ kokë më kokë për titullin e kampionit të Serie A, ku vetëm një pikë është dallimi.“Napoli-Juve sot është sikurse Barcelona-Real [Madrid] në ditët e mija në La Liga”.

“Është një hap tjetër para të gjithave. Napoli ka një stil fascionues të të luajturit, ndërsa Juve të shkatërron me qetësi dhe situata e tyre që dinë t’i krijojnë”.

“Nuk e di si do të përfundoj, por e di si do të doja unë që të përfundonte”.

“Pas shumë vitesh të dominimit të Juventusit, do të doja që Napoli të fitonte, edhe pse do të preferoja që Interit të ftonte titullin”.

“Me respektin më të madh për Juventusin dhe tifozët e tyre, nëse për një herë – dhe ndoshta për pak kohë – Scudetto të shkojë te një ekip tjetër që nuk është Juevntuasi, do të ishte mirë për ligën italiane”.

“Nëse ndonjëherë nuk ndryshon kush fiton, mërziteni”, ka thënë Ronaldo për Gazzetta dello Sport.