Nejmar bën “gol” jashtë fushës së blertë, mesazhe të nxehta me modelen kolumbiane (+18)

  • 08 February 2018 - 14:02
Nejmar bën “gol” jashtë fushës së blertë, mesazhe të nxehta me modelen kolumbiane (+18)
Mund të ketë probleme në marrëdhënien me shokët e skuadrës së tij, por jashtë fushe Nejmar është në një shoqëri, jo vetëm të mirë, por edhe shumë të nxehtë. Sulmuesi brazilian i PSG-së, pas ndarjes nga e dashura e tij, Bruna Markezin, ka ditur shumë shpejt që të ngushëllohet, edhe pse për momentin nuk duket një lidhje, më shumë sesa virtuale.
Image

 

Të paktën këtë zbulon modelja seksi kolumbiane, Liliana Henao, e cila zbardh njohjen e saj me ish-lojtarin e Barcelonës. “Në tetor të vitit 2016, Nejmar fillimisht më dërgoi një ftesë në ‘Instagram’ dhe, më pas, nisi të shkëmbejë me mua mesazhe.
Image

 

Fillimisht më pyeti në vija të përgjithshme dhe, më pas, e deri më sot kemi vazhduar që të mbajmë kontaktet së bashku. Nuk e di sesi arriti deri te profili im në ‘Instagram’, por ndoshta do të ketë parë ndonjë foto timen në disa revista spanjolle, në të cilat kam pozuar shpesh dhe nga aty do të jetë shtyrë që të më kontaktojë”, u shpreh Liliana, e cila shmangu çdo përgjigje në lidhje me pyetjet për një lidhje mes tyre.

(Kosova Sot)