Kur klubi rus e refuzoi Neymarin për 10 milionë euro

  • 08 February 2018 - 14:24
Kur klubi rus e refuzoi Neymarin për 10 milionë euro

Karriera e Neymarit, e cila e ka bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit pas transferimit në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro verën e 2017-s, shumë lehtë ka mundur të ishte shumë më ndryshe sikur Lokomotiva e Moskës të mos vendoste kundër transferimit të tij më 2008.

Pasi që e kishin vëzhguar yllin brazilian duke luajtur për Santosin në turneun e të rinjve “Mediterranean Cup”, drejtuesit e gjigantit rus e kishin konsideruar transferimin e tij për 10 milionë euro, transmeton Express.

Por, Lokomotiva kishte vendosur ta braktiste pistën Neymar dhe t’i besonte të riut premtues nga akademia e vet, Alan Gatagovit.

“Kemi menduar se a do t’ia vlente ta blinim Neymarin. Kemi dashur ta blinim. Skautët tanë e vëzhguan brazilian”, ka thënë ish-presidenti i Lokomotivës, Nikolai Naumov për Sport-Express.

“Por, kemi pasur dyshime të mëdha. Së pari, ai ishte shumë i ri. Së dyti, nuk e kishim të qartë nëse do të adaptohej në Rusi, prandaj vendosem mos ta transferonim. Do të na kishte kushtuar rreth 10 milionë euro”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)