Gjyqtari i Bundesligas e ha ëmbëlsirën e hedhur në fushë nga tifozët e Mainzit në ndeshjen e Kupës

  • 08 February 2018 - 15:33
Gjyqtari i Bundesligas e ha ëmbëlsirën e hedhur në fushë nga tifozët e Mainzit në ndeshjen e Kupës

Tfiozët e Mainzit kanë hedhur një sheqerkë në fushë gjatë ndeshjes ndaj Frankfurtit të vlefshme për Kupën e Gjermanisë.

Në minutën e tetë të çerekfinales së Kupës së Gjermanisë së mbajtur në Frankfurt Commerzbank Arena të mërkurën mrëma, ndeshja është dashur të ndalej për një moment pasi lojtarët po ankoheshin se sheqerkat po hidheshin në fushë nga tifozeria mjaft e gjallë mysafire.

Por, gjyqtari Deniz Aytekin shkoi të shikonte se për çka po brengoseshin lojtarët para se të kuptonte se ai në atë moment ishte pak sa i uritur.

Pasi i pa të gjitha sheqerkat e hedhura në fushë, gjyqtari e mori një dhe ja ofroi Nigel de Jongut, para se ta hante për vete.

Aytekin e vazhdoi më pas ndeshjen dhe çështja u la në gjysmë pa u trajtuar më tutje.

Besohet se ëmbëlsirat u hodhën nga tifozët mysafirë për shkak të festimeve për një karnaval në qytetin e Mainzit.

Frankfurti u kualifikua në gjysmëfinalë të Kupës së Gjermanisë pas fitores prej 3-0 në këtë ndeshje.

 

(Kosova Sot)