Drogba mesazh yllit të Chelseat

  • 08 February 2018 - 16:16
Drogba mesazh yllit të Chelseat

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, ia ka dërguar një mesazh inkurajimi mbrojtësit Cesar Azpilicuetas pas humbjeve të njëpasnjëshme të të kaltërve në Premierligë.

Chelsea i ka fituar vetëm tri ndeshje në të gjitha garat në vitin 2018, përfshirë edhe fitoren në penallti kundër Norwich Cityt në rundin e tretë të Kupës FA.

Pas humbjeve në dy ndeshjet e fundit në ligë kundër Bournemouthit 3-0 dhe kundër Watfordit 4-1, mbrojtësi spanjoll publikoi një status ku bëri thirrje për përkrahje në mediat sociale.

Statusi i tij u përkrah nga Drogba, i cila i ka shënuar 164 gola në 381 paraqitje për Chelsea.

“Momentet e vështira do të na bëjnë më të fortë”, ka shkruar Azpilicueta, ndërsa Drogba i është përgjigjur duke i dhënë kurajë: “Mos u ndaleni”.

(Kosova Sot)