Salah: Më mungon Coutinho - Sport - Kosova Sot
Salah: Mė mungon Coutinho

Salah: Mė mungon Coutinho

Mohamed Salah ka thënë se i mungon miku dhe ish-bashkëlojtari i tij te Liverpoolit, Philippe Coutinho, i cili u transferua në Barcelonë gjatë afatit kalimtar dimëror për një shumë marramendëse parash.

Salah, i cili iu bashkua Liverpoolit gjatë verës së 2017-s, krijoi një lidhje të fortë me brazilianin Coutinho, e cila nuk iu zgjati më shumë se gjashtë muaj, megjithatë.

Coutinho u transferua në Barcelonë për 160 milionë euro në janar dhe një muaj më pas, Salah thotë se e vëren mungesën e tij.

“Më mungon ai!” ka thënë Salah për të përditshmen spanjolle “Marca”.

“Ai ishte miku im, një djalosh shumë i mirë. I uroj gjitha të mirat në Barcelonë sepse është lojtar i jashtëzakonshëm, me shumë cilësi. Jam krenar që kam luajtur përkrah tij”, ka shtuar Salah.

 

6 orë e 49 minuta më parë
18/02/18