New York Knicks është skuadra më e vlefshme në NBA, asnjë klub nuk kushton nën 1 miliard dollarë - Sport - Kosova Sot
New York Knicks është skuadra më e vlefshme në NBA, asnjë klub nuk kushton nën 1 miliard dollarë

New York Knicks është skuadra më e vlefshme në NBA, asnjë klub nuk kushton nën 1 miliard dollarë

Në listën vjetore të publikuar nga revista Forbes, të gjitha franshizat e NBA vlerësohen të paktën një miliard dollarë.

Secila prej 30 ekipeve në ligën më cilësore në botë, ka arritur një vlerë prej më shumë se një miliard.

New York Knicks është skuadra që ka vlerën më të lartë, e cila kap shifrat prej 3.6 miliardë dollarësh.

Njujorkezët ndiqen nga Los Angeles Lakers, e cila vlen rreth 300 milionë dollarë më pak, përkatësisht 3.3 miliard sosh.

Asetet e kampionit aktual të NBA-së, Golden State Warriors vlerësohet rreth 3.1 miliardë dollarë.

Vlen të theksohet se vlera aktuale e NBA-së është 1.65 miliard dollarë, e cila është 22 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Ndryshe, Golden State është lider i Konferencës Perëndimore ndërsa Boston Celtics udhëheq në Lindje. 

Image

 

(Kosova Sot)  

 

20 orë e 51 minuta më parë
16/10/18