Strakosha: Shpresojmë të mbesim në mesin e tri skuadrave

  • 08 February 2018 - 17:36
Strakosha: Shpresojmë të mbesim në mesin e tri skuadrave

Thomas Strakosha është kthyer në një nga idhujt e tifozerisë së Lazios brenda një viti.

Tashmë në çdo aktivitet që organizohet me mbështetësit e klubit, gardiani shqiptar është i “dërguari special” nga bardhekaltrit.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë, ne një aktivitet të organizuar nga “Lazio Club Latina”, ku të pranishëm ishin pikërisht gardiani shqiptar dhe kapiteni Senad Luliç.

Image

 

Pas shumë autografesh dhe fotosh, Strakosha është pritur me ovacione në momentin kur ka marrë në dorë mikrofonin për të përshëndetur mbështetësit e tij, duke folur si një lider i vërtetë i këtij ekipi.

“Sa i përket shpërthimit tim, merita është sa e imja, ashtu edhe e përgatitësit tonë të portierëve. Skuadra po paraqitet mirë. Jemi mes katër skuadrave të para”.

“Shpresojmë që të qëndrojmë në pozitën në të cilën gjendemi tani deri në fund të sezonit dhe të rimarrim atë që na takon”, tha Strakosha.

Ndryshe, Lazio zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane, ku lider është skuadra e Napolit. 

(Kosova Sot)