“Zhduket” Riyad Mahrez - Sport - Kosova Sot
“Zhduket” Riyad Mahrez

“Zhduket” Riyad Mahrez

Mes Leicester City dhe Riyad Mahrez nuk ekziston më asnjë raport, lojtari vazhdon të mos paraqitet në stërvitje në shenj hidhërimi që nuk e lejuan të shkojë te Man City.

Palët kanë prishur përfundimisht marrëdhëniet mes tyre – futbollisti algjerian që ka 1 javë që nuk paraqitet në stërvitje me skuadrën e drejtuar nga Claud Puel.

Gjithçka ka ardhur si pasojë e refuzimit të Leicesterit për ta shitur Mahrez në afatin kalimtar të janarit te Manchester City, të cilët i ofruan dhelprave rreth 70 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Duke iu referuar atyre që raportojnë mediat angleze, Mahrez ka humbur gjurmët pikërisht në 31 janar që përkonte edhe ditën e fundit të afatit kalimtar të dimrit, Leicester po në atë ditë refuzoi ofertën e Manchester Cityit për lojtarin afrikan.

Si për ironi të fatit të shtunën në Etihaad Stadium do të luhet sfida mes Manchester City dhe Leicester City, takim në të cilin Mahrez do të mungojë sigurisht.

(Kosova Sot)

5 orë e 33 minuta më parë
24/02/18