Wenger beson se Wilshere do të nënshkruajë kontratë të re
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson fort se Jack Wilshere do të nënshkruajë kontratë të re me “Topçinjtë”, raporton Daily Mail.
Wilshere mund të largohet nga Arsenali si lojtar i lirë pas kësaj sezoni, por Wenger ndien se është pranë vazhdimit të kontratës së 25-vjeçarit, transmeton Express.
Momentalisht, mesfushori anglez fiton 115 mijë euro në javë në kontratën e tij me Arsenalin.
Por, trajneri francez shpreson se Wilshere do të pranojë një pagë javore prej 90 mijë euro me një numër bonusesh që ndërlidhen me performancat e tij.
(Kosova Sot)