Mahrez rikthehet në stërvitje për herë të parë që prej se i dështoi transferimi në Man City
Anësori i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, do të rikthehet në stërvitje me ekipin e parë për herë të parë qëkur transferimi i tij i propozuar në Manchester City dështoi gjatë afatit kalimtar të janarit.
26-vjeçari nuk është stërvitur me bashkëlojtarët e vet që prej se Leicesteri e refuzoi ofertën prej rreth 62 milionë euro nga lideri i Premierligës në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, transmeton Express.
BBC Radio ka mësuar se Mahrez planifikon të rikthehet në stërvitje sot gjatë ditës.
Ndërkohë dje, trajneri i Leicesterit, Claude Puel, tha se Mahrez nuk do të thirret për ndeshjen e së shtunës në udhëtim te Manchester City.
(Kosova Sot)