Di Maria nuk e ka harruar dashurinë për Realin

  • 09 February 2018 - 11:06
Di Maria nuk e ka harruar dashurinë për Realin

Santiago Bernabeu është shtëpia ime. Kështu është shprehur ish-lojtari madrilen, Angel Di Maria në një intervistë për Libero de Tyc.

Argjentinasi tregoi se kjo është hera e dytë që po rikthehet të luajë në Bernabeu.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, ka deklaruar 29 vjeçari.

Ndërkohë, El Fideo tha për Cristianon se është një lojtar i shkëlqyer, por që sipas tij të luajturit në të njëjtën epokë me Messi ia ka bërë gjërat më të veshtira.Di Maria bëri të ditur se ishte shumë afër transferimit tek Barcelona, por se sipas tij disa shkaqe e pamundesuan realizimin e këtij transferimi.

“E fillova 2018 me këmbën e djathtë dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh anësori argjentinas.

Di Maria ishte pjesë e Real Madridit për 4 vite, nga viti 2010 e deri në vitin 2014

(Kosova Sot)