Barcelona dhe Unitedi e duan Florenzin

  • 09 February 2018 - 11:49
Barcelona dhe Unitedi e duan Florenzin

Barcelona dhe Manchester Unitedi janë dy klubet e interesuara për nënshkrimin e mesfushorit të Romës, Alessandro Florenzi.

Kontrata e Florenzit ka mbetur me vetëm edhe një vit valid dhe Corriere dello Sport pretendon se Roma është e gatshme të ofrojë italianit një marrëveshje të re.Marrëveshja e re e ofruar nga skuadra italiane thuhet se është me vlerë prej të paktën tre milionë euro në sezon.

Mediumi italian Il Corriere vëren se skuadra të mëdha janë me sytë nga Roma, pasi duan të përfitojnë nga kjo situatë dhe të fitojnë shërbimet e Florenzit.

Unitedi dhe Barça po monitorojnë situatën e 26-vjeçarit dhe thuhet se janë dy skuadrat më të interesuara për të.

(Kosova Sot)