Tre pëllumba mbas veshi, ja domethënia e tatuazhit të ri të Neymar

  • 09 February 2018 - 12:28
Tre pëllumba mbas veshi, ja domethënia e tatuazhit të ri të Neymar

Neymar, ish-ylli brazilian i Barcelonës, ka bërë dy tatuazhe të reja në trupin e tij. Pasi festoi me partneren dhe miqtë ditëlindjen e saj, Neymar ka qenë në duart e një prej “tattooists” të besuar. Sulmuesi i PSG-së e ka lënë veten në duart e Thieres Paim, i cili erdhi posaçërisht nga Brazili në Paris për të bërë këto tatuazhe të reja: një në qafë dhe një në këmbën e djathtë. Tani për tani, Neymar ka zbuluar tatuazhin e ri, që duket prapa veshit të majtë. Bëhet fjalë për tre pëllumba, që fluturojnë mbi moton “tudo passa”.

Image

 

Një slogan që u hartua në shtator të vitit 2014 dhe përmbledh këtë mendim të Neymar: “Është e mahnitshme se si çdo gjë shkon shpejt; koha me familjen, me fëmijën tuaj, me miqtë. Kjo ndodh edhe në momentin më të vështirë, si duket për të shkuar e kaluar në përjetësi… Prandaj, sigurohuni që të bëni më të mirën tuaj, më të mirën tuaj! Që të mos pendoheni për asgjë, gëzojeni jetën. Ju e meritoni gëzimin çdo ditë”. Megjithatë, tatuazhi tjetër, që është bërë në këmbën e djathtë, duket të ketë befasi, pasi Thieres Paim, një artist i “Nautica Tattoo”, e fshehu vizatimin me një “emoji” dhe njoftoi se do ta zbulonte kuptimin më vonë.

(Kosova Sot)