Lippi: Interi ka lojtarë të mirë, por jo të jashtëzakonshëm - Sport - Kosova Sot
Lippi: Interi ka lojtarė tė mirė, por jo tė jashtėzakonshėm

Lippi: Interi ka lojtarė tė mirė, por jo tė jashtėzakonshėm

Marcello Lippi beson se mungesa e lojtarëve ‘të jashtëzakonshëm’ ia ka shkaktuar këtë krizë Interit.

Interi ishte i pamposhtur për katër muajt e parë të sezonit, derisa një humbje 3-1 ndaj Udinesit solli një krizë te klubi që pastaj bëri tetë ndeshje pa një fitore radhazi.Këto dështime kanë bërë që Interi seriozisht të rrezikojë pozitën që i dërgon në Ligën e Kampionëve, edhe pse ende gjenden në pozitën e katërt.

“Unë e kuptoj pakënaqësinë e tifozëve: edhe këtë sezon, pas një starti të madh, kanë rënë”, ka thënë fillimisht Lippi për Gazzetta dello Sport.

“Spalletti kishte krijuar hamendje të mira psikologjike, por le të jemi të sinqertë: Icardi, i shënon 90 për qind të golave të tyre”.

“Ata kanë lojtarë të mirë, por jo të jashtëzakonshëm”.“Lidhur me komentet e Spalletti ndaj tifozëve, nuk duket asgjë e re për mua”, përfundoi trajneri italian.Ndryshe, Interi ka tetë ndeshje pa fitore në Serie A, ndërsa pret t’i kthehet fitoreve në ndeshjen e fundjavës ndaj Bolognas. 

Image

 

(Kosova Sot)

16 orë e 9 minuta më parë
19/02/18