Shtrëngim duarsh mes Koresë Jugore dhe Koresë Veriore

  • 09 February 2018 - 12:49
Shtrëngim duarsh mes Koresë Jugore dhe Koresë Veriore

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, ka shtrënguar duart me prijësin shtetëror të Koresë Veriore, Kim Yong Nam, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeonchang.

Kim Yong Nam, i cili zyrtarisht do t’i prijë delegacionit diplomatik të verikoreanëve në Lojëra, është takuar me Moonin në mikpritjen e liderëve në ceremoninë hapëse në Pyeongchang.

Në këtë ceremoni nuk u shfaq Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Ajo është pjesë e delegacionit të Koresë Veriore.

(Kosova Sot)