Kosova bën parakalimin historik në ceremoninë hapëse të LOD PyeongChang 2018
Ekipi olimpik i Kosovës ka defiluar në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike dimërore PyeongChang 2018 që fillojë në Korenë e Jugut.
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore ka filluar nga ora 12:00, ku të gjitha shtetet një nga një kanë kryer defilimin e tyre.
Edhe ekipi olimpik i Kosovës ka defiluar zyrtarisht rreth orës 13:10, pasi ishte shteti i 71-të në radhë dhe shihej qartë entuziazmi i madh tek të pranishmit.
Ekipi i Kosovës përbëhej nga pesë persona zyrtar, ku vetëm njëri nga ta ishte garues, Albin Tahiri, i cili ishte bajraktar me flamurin në dorë.
28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik dhe do të garojë të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.
Albini, garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti do t’i fillojë përgatitjet zyrtare.
(Kosova Sot)