Zidane: Dua që Isco të qëndrojë përjetë në Real Madrid

  • 09 February 2018 - 14:03
Zidane: Dua që Isco të qëndrojë përjetë në Real Madrid

Zinedine Zidane i ka hedhur poshtë thashethemet se Isco do të largohet nga Real Madridi, duke insistuar se e dëshiron mesfushorin spanjoll në skuadrën e tij.

Numri 22 i Los Blancos ishte në mesin e lojtarëve kryesorë kah fundi i sezonit ta kaluar dhe fillimi i të riut, por rikthimi i BBC-së në sulm e ka ulur atë në bankën e rezervistëve, me çka kanë nisur edhe spekulimet e pareshtura se ai mund ta kërkojë largimin nga kryeqyteti spanjoll, transmeton Express.

Madje, ditëve të fundit mediat spanjolle raportuan se Zidane do ta shesë Iscon nëse mbetet trajner i Realit.

Por, francezi i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet sot gjatë një konference për media.

“E dua Iscon [në skuadrën time] dhe dua që ai ta kalojë gjithë jetën këtu”, ka thënë Zidane sot kur është pyetur rreth kësaj çështjeje.

“"Ai është shumë i mirë, këtë e ka treguar dhe gjithmonë do ta bëjë. Gjithçka që është thënë është gënjeshtër, të shohim nëse do të përfundojë më në fund kjo [gënjeshtër për Iscon]", ka shtuar ai.


(Kosova Sot)