Tottenham-Arsenal, derbi premton spektakël dhe gola - Sport - Kosova Sot
Tottenham-Arsenal, derbi premton spektakël dhe gola

Tottenham-Arsenal, derbi premton spektakël dhe gola

Një nga rivalitet më të zjarrta të futbollit anglez do të shkruajë një kapitull të ri mesditën e së shtunës, kur Tottenham i vendi të pestë do të presë Arsenal-in e vendit të gjashtë në “Ëembley”, në atë që do të jetë debri numër 197 i Londrës veriore. Që nga kiha e përballjes së tyre të parë në nëntor të 1987-ës, Arsenal ka qenë gjithmonë një hap përpara dhe kryeson 80 me 64. Gjithsesi, historia e viteve të fundit tregon se kjo përballje ka qenë më e ekuilibruar, me të dy formacionet që kanë marrë ngë një fitore në shtëpi (duke përfshirë edhe fitoren 2-0 të arritur nga Arsenal në fillimin e këtij sezoni) dhe tre barazime në pesë ndeshjet e fundit.

Tottenham do të paraqitet në këtë takim pa pësuar asnjë humbje në 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet (6 fitore, 4 barazime), duke përfshirë këtu edhe barazimin dramatik2-2 të marrë në javën e fundit të kampionatit kundër Liverpool. Arsenal, nga ana tjetër, po luan mirë në shtëpi (ka mundur 5-1 Everton fundjavën e kaluar), por ka vështirësi në transfertë, siç tregojnë dy humbjet e fundit të pësuara kundër Bournemouth dhe Swansea.

Ndërkohë, pas disa vështirësive që ka pasur në ndeshjet e para të luajtura në shtëpi, Tottenham është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur në “Wembley”. Arsenal, gjithsesi, ka fituar nëntë takimet e fundit që ka luajtur në atë stadium ku zhvillohen edhe finalet e kupave vendase. Rreziku kryesor për miqtë do të jetë Harry Kane, i cili ka realizuar gjashtë gola në derbin e Londrës veriore dhe është tre larg rekordit që mbahet nga Bobby Smith. Tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit, të luajtura mes këtyre dy ekipeve, janë mbyllur me mbi 2.5 gola për ndeshje. Në 34 nga 51 përballjet e kampionatit, të dy skuadrat kanë arritur të gjejnë rrugën e golit. Tottenham është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi dhe ka shënuar të paktën dy gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit.

(Kosova Sot)

4 orë e 29 minuta më parë
22/05/18